Aktivitetet dhe punët e shumta në shtëpi i bëjnë duart dhe thonjtë tuaj edhe më të brishtë. Për ta parandaluar këtë problem duhet të filloni të ndiqni disa zakone të mira të tilla si:

Gjithmonë lani enët me doreza

Natyrisht kjo vlen edhe kur të pastroni dritaret, të lani dyshemetë etj. Produktet e pastrimit përmbajnë kimikate që sulmojnë lëkurën dhe thonjtë. Për më tepër, të qëndrojnë gjithmonë në kontakt me ujë të nxehtë apo të ftohtë nuk është e mirë as për duart.

Konsumoni më shumë proteina dhe acide yndyrore

Shumë herë dobësia e thonjve vjen si pasojë e mungesave ushqyese. Për të rritur konsumin tuaj me proteina filloni të përfshini në dietën tuaj mishin e bardhë, vezët, perimet me gjethe jeshile dhe sojën. Acidet yndyrore mund t’i gjeni të arrat, produktet e qumështit, vajrat dhe farat.

Riparoni menjëherë thonjtë e thyer

Kur një thua thyhet, duhet ta prisni ose ta shkurtoni me kujdes.

Mbani thonj të shkurtër

Duke mbajtur thonj të shkurtër do të parandaloni edhe thyerjen e tyre. Është mirë të shmangni edhe heqjen e smaltit kur ai fillon të hiqet, pasi ky veprim dobëson sipërfaqen.

Tregoni kujdes nga produktet që përdorni

Açetoni tradicional është mjaft agresiv për thonjtë. Kufizoni përdorimin e tij në një herë në javë apo shikoni alternativa më delikate, të tilla si tretës të bazuar në vajra natyrorë për thonjtë.

Mos i hani dhe kurrë mos i vini në gojë si dhe bëni manikyr një herë në javë.

Trajtimet natyrore për thonjtë e brishtë
Për të përmirësuar shëndetin e thonjve tuaj provoni të shfrytëzoni edhe një nga këto mjete natyrore.

Qepa
Ndihmon për të forcuar thonjtë si dhe parandalon djegien apo infektimin e tyre nga mukoza. Procesi është i thjeshtë: prisni një qepë në gjysmë dhe mbani brenda gishtat për të paktën 5 minuta. Në fund, prisni dy orë para se t’i lani duart. Ideale do të ishte për të bërë këtë trajtim në mbrëmje, të paktën 3 herë në javë.

Hudhra
Hudhra ka veti të ngjashme me ato të qepës. Ajo ndihmon thonjtë të rriten më shpejt dhe më të fortë.
Përbërësit: 1 thelpi hudhër, 1 gotë me ujë, lëngu i një limoni

Përgatitja: Shtypni një thelpi hudhër dhe bashkë me një gotë me ujë e vendosni në një tigan dhe e lini të vlojë. Kur të fillojë vlimi e lini derisa uji të avullojë tërësisht. Pas kësaj, shtoni lëngun e limonit. E vendosni në një kavanoz me kapak dhe e lini në frigorifer për disa orë. Lyeni një copë pambuku me këtë vaj të parfumuar dhe kalojeni në të gjithë thonjtë. Përsëriteni për disa ditë, gjithmonë në mbrëmje, në mënyrë që trajtimi të veprojë gjatë natës.

Vaj ulliri
Jo vetëm që forcon thonjtë, por gjithashtu bën gishtat të butë.

Përbërësit: 1 lugë gjelle vaj ulliri (25 g) dhe 5 pika lëng limoni.

Përgatitja: Ngrohni vaj në zjarr të ulët. Kur të jetë ngrohur, shtoni limonin. Lyeni një copë pambuku dhe e kaloni atë në thonj. E lini të pushojë për 5 minuta, pastaj vishni doreza pambuku. Flini me to dhe deri në mëngjes do të absorbohet në mënyrë të përkryer.