Sigal

Ne do t’ju tregojmë dy receta të thjeshta për të hidratuar dhe ushqyer trupin dhe fytyrën me kos dhe çokollatë.

Për recetën e parë, që ka kosin si përbërës kryesor, do t’ju duhet të keni:

2 lugë kos natyral (mundësisht organik)

2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër

5 pika vaj esencial të livandos

5 pika vaj esencial të pemë së çajit.

Udhëzime: 

Për ta përgatitur ju mund të procedoni në dy mënyra. E para, duke i kombinuar dhe përzierë të gjithë përbërësit në një enë derisa të fitoni një masë shumë homogjene, ose duke i vënë të gjithë në një kavanoz të vulosur me kapak dhe duke i shkundur fuqishëm për përzierjen.

Në pak minuta ju do të keni marrë një hidratues të shkëlqyer dhe ushqyes për trupin dhe fytyrën. Nësë nuk e përdorni të gjithë, ruajeni në frigorifer dhe përdoreni brenda 10 ditëve. Mos harroni ta shkundni masën çdo herë që do ta përdorni dhe aplikojeni në lëkurën e pastër dhe të thatë.

Dhe tani le të shohim recetën e kremit hidratues me çokollatë: 

Për këtë ju duhet të keni:

30 gr. çokollatë e zezë (minimumi 70% kakao)

50 gr. mjaltë të mirë

50 gr. vaj kokosi

1 lugë vaj susami të shtrydhur në të ftohtë

20 pika vaj esencial portokalli të ëmbël

10 pika vaj mente

Udhëzime: 

Le të nisim me përgatitjen. Si fillim, shkrini në një tenxhere mjaltin dhe vajin e kokosit. I shtoni çokollatën dhe vajin e susamit dhe i përzieni mirë derisa të përfitoni një përbërje homogjene.

E hiqni nga zjarri që të ftohet, por duke e përzierë dhe duke i shtuar pak nga pak vajrat esencialë. Në përfundim, e transferoni në një tas qelqi  dhe e lini të ftohet për të paktën 1 orë.

Në këtë pikë, kremi juaj hidratues është gati për t’u përdorur. Mund të ruhet në frigorifer për të paktën 4 muaj, ndërsa jashtë nga frigoriferi duhet të përdoret brenda dy muajve.