Sigal

Çdokush i urren rrudhat dhe do të dëshironte që të ishte gjithmonë i/e re. Megjithatë ka shumë trajtime dhe receta natyrale që ju vinë në ndihmë për këtë qëllim. E tillë është edhe maska anti-plakje që do t’ju tregojmë sot. Baza e saj është shafrani i Indisë, i cili është i njohur tashmë botërisht për vlerat e fuqishme që ka.

Përbërësit:

gjysmë filxhani me vaj kokosi

2 lugë gjelle me pluhur kokosi

2 lugë gjelle shafran Indie

4 pika vaj esencial livandoje

Përgatitja:

Miksoni në një enë vajin e kokosit, pluhurin e kokosit dhe shafranin e Indisë.

Më pas shtoni edhe 4 pikat e vajit esencial të livandos.

Aplikoni një lugë nga përzierja në fytyrë, e cila është e mjaftueshme edhe për pjesën e ballit dhe të qafës. Lëreni të qëndrojë 15 minuta dhe më pas fshijeni me peshqir. Lani fytyrën normalisht dhe shikoni efektet fantastike të maskës anti-plakje!