Dridhja e papritur e duarve ose e këmbëve më së shpeshti është shenjë e tendosjes nervore, mirëpo kjo mund të jetë edhe pasojë e shkaqeve serioze.

Bëhuni më pozitiv, mos lejoni t’ju kaplojë stresi sepse bazat nervore janë shkaku i shumë sëmundjeve duke përfshirë kështu edhe dridhjen e duarve.

Janë më konkretisht 5 tipe të dridhjeve të trupit të cilat mund të dallohen sipas shkaktarëve, transmeton Indeksonline.

Simptoma e sëmundjes

Dridhja mund të jetë shenja e para e cila paralajmëron një sëmundje si e Parkinsonit, e sklerozës multiple etj. ose mund të jetë e lidhur me pengesat e metabolizmit siç është hiperdozimi.

Ndikimi i faktorëve të jashtëm

Ndonjëherë dridhja shkaktohet edhe nga faktori i jashtëm i cili në një mënyrë e çrregullon drejtpeshimin organik siç është rasti me sasinë e tepruar të kafesë ose eksistantëve tjerë të cilët mund të shkaktojnë dridhjen.

Faktori trashëgues

Dridhja mund të jetë edhe trashëguese por ka raste kur edhe nuk manifestohet përderisa ndonjë faktor i jashtëm të mos e nxisë gjendjen në një periudhë të caktuar si tek ndonjë situatë stresuese ose tendosje nervore.

Dridhja e lidhur me karakterin

Sipas karakterit të individit shpeshherë mund të kemi ndikim tek dridhjet e duarve. Janë të predispozuar tipet e njerëzve të cilët janë dukshëm të frikësuar, persona të cilët vuajnë nga sulmet e panikut ose edhe pengesa tjera psiqike.

E përkohshme

Shfaqet në periudha të caktuara dhe atëherë më shpeshti është pasojë e gjendjes momentale psikologjike periudhë kjo e cila është e lidhur me një moment të caktuar të jetës. Dridhja e duarve kryesisht është pasojë e stresit, e tendosjes dhe mbi ngarkesës psiqike.