Sigal

Besojmë se keni dëgjuar e lexuar shumë për benefitet që ofron lëngu i qepës për flokët. Ai vret mikrobet, parazitët dhe është i dobishëm për trajtimin e problemeve të tilla si për shembull rënia e flokëve.

Ju mbushet krehri me fije floku në mëngjes? Mijëra njerëz në të gjithë botën përballen me rënien e flokëve.

Të humbësh 50-70 fije floku në ditë, konsiderohet si diçka normale, por nëse kjo shifër kalon të paktën deri në 100 fije floku, atëherë duhet ta konsiderojmë si një problem. Një maskë si kjo që sugjeron Shije, e përgatitur në shtëpi do t’ju ndihmojë shumë me problemin që keni.

Përgatitja:

Merrni disa kokrra qepë mesatare (2-3). Pasi t’i grini imët dhe t’i shtypni, me anë të një cope të lehtë (nape) shtrydhni lëngun.

Me lëngun që përftohet masazhoni vetëm rrënjët e flokëve dhe lërini për 20-30 minuta.

Në fund lani flokët me shampo. Mund të zgjidhni ta mbani maskën gjatë gjithë natës dhe larjen ta bëni në mëngjes. Kjo maskë këshillohet të aplikohet një herë në javë.