Ballina Shëndetësi Jeni fëmija i madh, i mesëm apo i fundit. Ja çfarë tregon...

Jeni fëmija i madh, i mesëm apo i fundit. Ja çfarë tregon renditja e moshës për nivelin tuaj të inteligjencës

640
Sigal

Një grup studiuesish nga Universiteti i Leipzig bënë një krahasim interesant midis 5.200 amerikanëve, 4.500 britanikëve dhe 10.500 gjermanëve.

Anketimi u bë me qëllim që të kuptohej se cili nga fëmijët e familjes ishte më inteligjenti. Studimi u mundua të përfshijë 5 tipare të personalitetit: përgjegjshmërinë, ndërgjegjien, stabilitetin emocional, synimet dhe nivelin e imagjinatës. Mosha ishte një nga tiparet kryesore të marra në konsideratë.

Sipas studimit u konstatua se fëmija më i madh kishte nivelin më të lartë të inteligjencës në krahasim me fëmijët e tjerë në vijim. Fëmijët më të rritur bëhen edhe më të suksesshëm në jetë. Sipas shkencëtarëve, nivelet e larta të inteligjencës të fëmijëve të mëdhenj lidhen me faktin se kanë lindur nga prindër më të rinj në moshë dhe prindërit janë përkushtuar më shumë ndaj tyre.