Janari, muaji i dietave

579
Festat vijnë dhe ikin dhe lëne mbrapa shumicën prej nesh mbi një peshore duke vënë duart në kokë. Dhe pastaj vijon shprehja më e përdorur në janar “do filloj urgjentisht dietën”. Në fakt ky mendim është hapi i parë drejt zgjidhjes por nga e thëna në të bëre nuk thonë kot se qëndron një mal i tërë. Në asnjë mënyrë nuk dua t’ju dekurajoj, përkundrazi dua t’ju tregoj sesi ta ktheni këtë mal në një udhëtim të këndshëm ku destinacioni të jetë “ju më të shëndetshëm”. Është e thjeshtë të rrish pa ngrëne dhe të shohësh peshoren të tregojë me pak, por për sa kohë? E pra, nëse nuk vendosni të bëni ndryshime të cilat do ti mbani përgjithmonë do të përfundoni në një cikël vicioz ku pesha do të ulët dhe ngrihet si një suste që kërkon forcë për ta shtypur dhe sa ta lirosh do të kthehet me shpejtësi atje ku ishte. Për ta evituar këtë fenomen është shume e rëndësishme që të bëni ndryshime të cilat ju përshtatën dhe jeni në gjendje ti mbani përgjithmonë. 

1. Mos bini pre e dietave = greve urie. Trupi ka të drejtë të ushqehet dhe madje të ushqehet mirë dhe të përmbushi ndjesinë e të qenurit
i ngopur. Sa më shumë të uritur ta lini, aq më kalorike do të jenë ushqimet për të cilat ai do të jap thirrje të parezistueshme.
2. Filloni ditën me një mëngjes të plotë si p.sh: një fritate (omëlete e pjekur në furrë) me zarzavate të ndryshme do ishte një zgjedhje
shumë e mirë. Shumë persona më thonë “unë po hëngra mëngjes me hahet gjithë ditën”. Po kjo është gjeja më normale! A e dinit se të
rrish gjithë ditën pa ngrëne dhe të hash në darkë ç’të të dali përpara është një nga shkaqet kryesore të shtimit në peshë?
3. Mos lini më shumë se 3 orë stomakun pa ngrëne. Merrni me vete mini-sanduiçë, fruta, krakera, kokoshka të bërë vetë ose kos pa
yndyrë (dhe pa fruta pasi ka sheqer të panevojshëm).
4. Vendosni të konsumoni 2 sallata të bollshme, një në drekë dhe një në darkë dhe konsumojeni në fillim. Sallata duhet të ketë të paktën
2 lloje zarzavatesh, ku njeri lloj të jetë patjetër zarzavate me ngjyrë jeshile të thellë, si spinaqi ose pazi-ja dhe lloji tjetër të jetë një
ngjyrë tjetër, sipas preferencës suaj. Zgjidhni vaj ulliri cilësor për të spërkatur zarzavatet. Dy luge të mëdha vaj ulliri mjaftojnë për një
sallatë për dy persona.
5. Jepini rëndësi vendosjes së shpeshtë të peshkut në menunë tuaj. Dy-tre herë në javë do të ishte ideale. Kocë, levrek, sardele, ngjala,
salmon dhe ton në konserve uji mund të përbejnë disa nga zgjedhjet tuaja duke i dhënë larmi njëkohësisht gatimeve.
6. Vendosni frutat e thatë dhe farat në pasditet tuaja. Nëse e keni më të lehtë mund t’i vendosni në sallatat tuaja së bashku me disa feta
të holla avokado. Të gjitha këto së bashku me vajin e ullirit në sasi të vogël (30-40gr/ditë), ofrojnë yndyra të cilat ndihmojnë djegien.
7. Nëse hani jashtë ndajini racionet me dikë tjetër.
8. Pini mjaftueshëm ujë që do të thotë 1,5L /ditë për femrat dhe 2L/ditë për meshkujt. Çaji jeshil është një antioksidues shumë i
fuqishëm, mund ta preferoni disa herë në ditë, por pa sheqer. Evitoni në mënyrë absolute pijet e gazuara (përjashtuar ujin e gazuar), dhe
lëngjet e gatshme, pasi përmbajnë sasi të mëdha sheqeri.
9. Evitoni për pak kohë alkoolin nëse e keni tepruar gjatë festave. Jepini mundësinë mëlçisë të rigjenerohet. Evitoni sheqerin dhe
ushqimet e gatshme.
10. Lëvizni, lëvizni, lëvizni…. 30 minuta ecje të shpejtë në ditë rezulton në 0,5kg më pak brenda muajit.
11. Dhe një nga këshillat më të rëndësishme: Hani me kafshata të vogla, hani ngadalë, bluajeni sa më mirë ushqimin dhe mos kryeni
aktivitete të tjera gjatë ngrënies, si p.sh., puna në kompjuter ose biseda në telefon, etj. Përqendrohuni te e ngrëna në mënyrë që të
kontrolloni veten.
Disa këshilla shtesë:
4 kupa çaj jeshil gjatë ditës ndihmojnë kënaqshëm rënien në peshë. Këshillohet të konsumohen përpara vakteve. Mos i hidhni sheqer.
Nëse nuk e pini dot çajin pa sheqer, kërkoni për embëlsuesin bimor “Stevia” e cila e zëvendëson sheqerin më së miri duke mos na shtuar
kalori.
Kafja gjithashtu ndihmon në rritjen e metabolizmit. Kujdes: nëse vuani nga hipertensioni atëherë harrojeni këtë sugjerim.
Bëjini vaktet tuaja pak pikante: kapsaicina është një substancë që gjendet me shumicë në specin e kuq djegës dhe ka efekt pozitiv në
metabolizmin tonë, duke rritur disi energjinë që harxhon trupi ynë.
E fundit por shumë e rëndësishme: konsumoni 5 vaktet çdo ditë në të njëjtën orë.
Sigal