Ja vetitë kuruese të rrepës së bardhë

56
Rrepa e bardhë ka përmbajtje të shumta të lëndëve minerale, duke bërë që të ketë një rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit tonë. Disa nga vetitë e rrepës së bardhë janë:
Ruan freskinë e lëkurës 
Përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës, si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën. 
Shtimi i oreksit 
Përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtesë dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën. 
Pastrimi i zorrëve dhe nxitja e metabolizmit 
Përmban shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizmin. Si rrjedhojë e pastrimit të zorrëve rregullohet lëkura dhe zhduken puçrrat në fytyrë.
Parandalimi i kancerit 
Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë pra edhe rolin e parandalimit të kancerit.