Ja ushqimet që ulin në mënyrë natyrale tensionin e lartë të gjakut

530
Sigal

Fasulet e bardha –Vetëm një filxhan fasulesh të bardha përmban 13% kalcium, 30% magnez dhe
24% kalium, kjo në lidhje me sasinë e nevojshme ditore që trupi ynë ka për këto
lëndë.  Theksojmë se fasulet e bardha janë shumë të këshillueshme për
personat vegjetarianë dhe këshillohet që ato të gatuhen në temperaturë të ulët.

 

 

Fileto e mishit të derrit – 100 gramë
fileto mish derri i siguron trupit tonë 15% kalium dhe 6% magnez, kjo si pjesë
e sasisë ditore të nevojshme të trupit.

 

Kosi pa yndyrë – Një
filxhan kos pa yndyrë i siguron trupit 49% të sasisë së nevojshme të kalciumit,
12% të sasisë së magnezit dhe 18% të sasisë së kaliumit. Kosi pa yndyrë është
një ushqim shumë i pasur në minerale dhe këshillohet që të konsumohet në
mëngjes.

 

Kivi – Një kiv i
siguron trupit 2% të sasisë së nevojshme të kalciumit, 7% të magnezit dhe 9% të
kaliumit. Theksojmë se kivi është shumë i pasur  në vitaminë C, më i pasur
madje edhe se portokalli.

 

 

Pjeshkat dhe nektarinat – Edhe  këto fruta janë të pasura në kalcium, magnez dhe
kalium. Një mundësi e  mirë për të zëvendësuar pjeshkat dhe nektarinat e
freskëta është duke i ruajtur ato në ngrirje, thjesht sigurohuni që t’i nxirrni
nga ngrirja para se t’i konsumoni që të shkrijnë në mënyrë natyrale.

 

Bananet – Edhe
fruti i bananes është i pasur në kalcium, magnez dhe kalium, dhe është një
ushqim ideal nëse keni tension të lartë të gjakut.

 

 

Speci i kuq – Edhe
speci i kuq, ashtu si ushqimet e sipërpërmendura, është shumë i pasur në
kalcium, magnez dhe kalium. Specat e kuq mund të konsumohen edhe pasi janë
mbajtur në ngrirje për 10 ditë. Është e këshillueshme që kur të futen në
ngrirje, të mos mbështillen me plastikë por me ndonjë copë, pasi kjo gjë shmang
tharjen e tyre

 

 

 

Brokoli – Përveçse
ndihmon në neutralizimin e tensionit të gjakut, vlerat ushqyese të brokolit
janë të jashtëzakonshme, ai njihet edhe si një luftues i qelizave kancerogjene.
Brokoli mund të ruhet edhe në ngrirje dhe mund të konsumohet ditë më vonë pasi
nuk i humb vlerat e tij ushqyese.

 

 

Avokadoja – E
furnizon trupin me 1% të sasisë së kalciumit, 5% të sasisë së magnezit dhe 10%
të sasisë së kaliumit për të cilën trupi i njeriut ka nevojë.