Ja ushqimet që përmbajnë vitaminë D

627
Sigal

Disa nga
ekspertët e ushqimeve kanë dhënë udhëzimet e tyre lidhur me vitaminën D.

Pse është kaq e rëndësishme vitamina D?

Kjo vitaminë është e njohur për rolin esencial që ka te
kockat dhe se si e ndihmon trupin për të përfituar kalcium, hekur, magnez, zink
dhe fosfate. Gjithashtu, vitamina D ndihmon në parandalimin dhe shërimin e disa
sëmundjeve që lidhen me kancerin, sëmundjet e zemrës, diabetit dhe sëmundjet
virale.

Cilat janë simptomat që tregojnë se keni mungesë vitamine
D në trup?

Gjatë kohës së dimrit, kur jeni më pak të ekspozuar ndaj
diellit, me siguri keni mungesë të vitaminës D. Është mirë që nga muaji prill
deri në muajin shtator të ekspozoheni të paktën 3 orë gjatë ditës në diell.

Është e
vështirë ta dalloni saktësisht se kur keni mungesë të kësaj vitamine, por ajo
çfarë mund të kuptoni është se mund të keni dhembje të muskujve dhe debulesë,
shtim në peshë, kontraktoheni më shpesh se zakonisht, nuk ndiheni mirë pasi
keni bërë gjumë dhe keni dhembje koke.

Mundet që vitamina D të rrisë fertilitetin?

Sigurisht që drita e diellit mund të ndihmojë në rritjen
e fertilitetit sepse vitamina D mund të balancojë hormonet e seksit te femrat
dhe të përmirësojë spermën te meshkujt. Këshillohet që çiftet që kanë probleme
me lindjen të ekspozohen më shumë ndaj diellit. Probabiliteti që femrat të kenë
vezë të shëndetshme dhe gati për lindje në muajt e dimrit është më i ulët sesa
në muajt e verës pikërisht nga ndryshimi i vitaminës D.

Vitamina D dhe lidhja me kokrrën e parandalimit të
shtatzënisë

Duke qenë se po flasim për fertilitet, femrat që
përdornin kokrrën për të parandaluar shtatzëninë kanë një rritje në nivelin e
vitaminës D. Ndërkohë që nëse jeni shtatzënë vitamina D është shumë e
rëndësishme si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj për sa i përket fortësisë së
kockave.

Këto
janë 9 ushqimet që përmbajnë vitaminë D
 dhe duhet t’i bëni pjesë të dietës tuaj:

– Salmon (mjafton një gjysmë fileto salmoni dhe jeni në
rregull)

– Qumësht (mund të hani kos dhe të tjera produkte bulmeti nëse nuk e pëlqeni
qumështin)

– Vezë (2 vezë në ditë mjaftojnë për rritjen e sasisë së vitaminës D)

– Kërpudhat (mjafton një grusht me kërpudha në ditë)

– Mishi i derrit (sidomos pjesa e brinjëve është shumë e mirë)

– Cerealet (Janë të rekomandueshme sidomos për fëmijët)

– Peshku ton (njësoj si salmoni ka vlera për sa i përket vitaminës D)

– Lëngu i portokallit (ka më tepër vitaminë D se qumështi)

– Gjizë pa kripë (ka 5 herë më shumë vitaminë D se djathi)

Kush është në rrezik të mungesës së vitaminës D?

1. Të gjitha femrat që japin qumësht gjiri.

2. Bebet dhe fëmijët nga 6 muajsh në 5 vjeç.

3. Bebet e vogla që marrin ushqim nga gjiri i nënës.

4. Të moshuarit nga mosha 65 vjeç e më sipër.

5. Personat që kanë një ngjyrë më të errët lëkure.

6. Personat që nuk ekspozohen shumë ndaj diellit.