Ja ushqimet që mund t’ju shkaktojnë diarre

493
Sigal

E di që nuk është një ndër gjërat më të bukura për
të cilat mund të flasim, por të gjithëve mund të na ndodhë të vuajmë nga
diarreja, dhe për ta parandaluar një gjë të tillë duhet të jemi të informuar
mbi shkaktarët kryesorë të saj.

Duhet të dimë se diarreja shkaktohet nga viruset dhe
bakteret, por gjithashtu shkaktohet edhe nga lloje të caktuara ushqimesh. Sipas
dr. Shilpa Ravella, gastrointerologe dhe pjesë e stafit të Universitetit të
Kolumbisë, mënyra më e mirë e shmangies së këtij problemi është mbajtja e një
ditari ushqimor. Sepse nëse e dini se cili ushqim ju shkakton probleme të
tilla, e keni më të lehtë ta shmangni atë dhe problemet që shkakton konsumi i
tij. Ja cilat janë disa nga ushqimet që mund të shkaktojnë probleme me diarrenë:

 

Zëvendësuesit e sheqerit

 

Ushqimet pa përmbajtje sheqeri dhe çamçakëzët mund
të jenë të shijshëm për t’u konsumuar, por, duke qenë se ata përmbajnë lëndë të
tjera që zëvendësojnë sheqerin, mund të veprojnë edhe si laksativë dhe të
ndikojnë në shfaqjen e problemeve të tilla si diarreja.

 

Kafeja

 

Dr. Ravella thotë se edhe kafeja është një ndër
ushqimet që shkaktojnë diarre te disa njerëz. Kjo pasi kafeja bën që zorrët të
zgjerohen dhe ushqimi të kalojë më shpejtë nëpër to dhe si pasojë nuk
përthithet mjaftueshëm nga organizmi. Për më tepër, aciditeti i kafesë mund të
përkeqësojë disa simptoma të çrregullimeve të tretjes.

 

Alkooli

 

Diarreja është një nga pasojat e konsumimit të
tepërt të alkoolit, kjo pasi ai përshpejton procesin e tretjes së ushqimit, por
prek edhe aftësinë e trupit për të përthithur ujin.

 

Qumështi dhe nënproduktet e tij

 

Sipas Institutit të Shëndetit Kombëtar Amerikan,
rreth 50 milionë qytetarë amerikanë mund të jenë alergjikë ndaj qumështit. Nëse
keni shqetësime në stomak pasi keni konsumuar një nga nënproduktet e qumështit,
atëherë edhe ju jeni një prej tyre. Shenjat e para të alergjisë nga qumështi
shfaqen rreth 3o minuta deri në dy orë pas konsumimit të ushqimit.

 

Gruri, thekra dhe elbi

 

Gluteni – një përzierje proteinash e gjendur të
gruri, elbi dhe thekra – mund të shkaktojë diarre te disa persona, por lajmi i
mirë është se alergjia ndaj glutenit është shumë e rrallë. Gjithsesi, për çdo
rast sugjerohet që të mbani një ditar ku të shënoni të gjitha ushqimet që
konsumoni dhe këshillohet që në shfaqjen e çdo problemi t’i drejtoheni mjekut
gastroenterlog.

 

Fibrat

 

Fibrat bëjnë që sistemi tretës të punojë më shpejtë,
që është një gjë e mirë por ndonjëherë është më efektiv seç duhet. Konsumimi i
më shumë fibrave seç duhet sigurisht që shkakton diarre.

 

Speci djegës

 

Kur bëhet fjalë për alergjitë ndaj ushqimit pikant,
çdo individ është unik. Sipas mjekëve, ushqimet pikante irritojnë stomakun dhe
zorrët dhe bëjnë që ushqimi të lëvizë më shpejtë seç duhet nëpër to, duke
shkaktuar diarre dhe probleme të tjera.