Ja ushqimet që ju bëjnë të ndiheni të uritur

528
Sigal

Të vdesësh urie nuk është një mënyrë e zgjuar për të rënë
në peshë. Kurdoherë që jeni të uritur, gjëja më e mirë që mund të bëni është të
hani, gjithmonë nëse është uri ajo që ndieni dhe jo thjesht mërzitje. Disa
ushqime të caktuara kanë tendencën t’ju lënë më të uritur se më parë, prandaj
duhet të shmangen nga personat që po përpiqen të dobësohen. 

Buka e bardhë

E zhveshur nga çdo vlerë ushqyese
e drithërave përbërës, si për shembull gruri, mielli i bardhë i përdorur për të
bërë bukë rrit shumë sasinë e sheqernave në gjak. Sipas një studimi të bërë
kohët e fundit, rezulton se personat që konsumojnë bukë të bardhë çdo ditë kanë
40% më shumë mundësi që të bëhen mbipeshë se sa personat që nuk e konsumojnë.

Pijet e gatshme të frutave

Personat që përpiqen të jenë në
formë përpiqen që të pijnë sa më shumë lëngje frutash me mendimin se kjo i bën
më të shëndetshëm. Ky mendim është i gabuar. Fillimisht lëngjet nuk i përmbajnë
më fibrat që gjenden në tulin e frutave ose në lëkurën e tyre, të cilat janë
edhe pjesa më e shëndetshme e tyre. Së dyti, lëngjet e frutave janë të ngopura
me sheqerna, gjë që rrit nivelin e sheqerit në gjak si dhe lë pas një ndjesi
urie.

Ushqime të shpejta të kripura

Çdo ushqim i shpejtë dhe i
kripur, si kikirikët, patetinat ose çibukët, është i përbërë nga karbohidrate
të cilat përthithen lehtësisht nga trupi dhe rrisin shumë nivelin e sheqerit në
gjak. Për më tepër, truri e lidh këtë prurje të menjëhershme të energjisë me
ëmbëlsirat – prandaj dhe pasi konsumojmë këto ushqime të kripura, trupi kërkon
diçka të ëmbël.

Alkooli

Nuk është sekret se alkooli
pengon logjikën edhe për gjëra më të thjeshta, prandaj, pasi keni konsumuar
alkool, ka një mundësi më të madhe që të konsumoni çdo lloj ushqimi pa menduar
për sasinë e kalorive që jeni duke marrë. Gjithashtu, sipas ekspertëve, alkooli
rrit me 30 % prodhimin e leptinës, hormoni i cili e bën trupin të ndihet i
ngopur dhe fillon procesin e depozitimit të yndyrave.

Çdo ushqim me ëmbëltues
artificial

Përdorimi i ushqimeve me
ëmbëltues artificial mendohet se mban trupin në formë, duke qenë se ato kanë
shumë pak kalori. Kjo është e gabuar. Këto lloj ushqimesh e bëjnë trurin të
mendojë se është duke pritur shumë sheqerna dhe kjo çon në një dëshirë të
parezistueshme për të ngrënë diçka të ëmbël.

Camçakëz-i

Nuk është ide e mirë të përtypësh
çamçakëz për të hequr mendjen nga uria. Lëvizja e gojës gjatë përtypjes e bën trurin
të mendoj se diçka është duke u ngrënë. Efekti është më i madh nëse përdorni
çamçakëz me ëmbëltues natyral. Kjo gjë do t’ju çoj të hani diçka pas një kohe
fare të shkurtër.