Ja ushqimet që duhen konsumuar për të luftuar infeksionet vaginale

147

Infeksionet vaginale janë një problem mjaft i përhapur mes vajzave dhe grave. E nëse antibiotikët nuk rekomandohen për shkak se mund të kenë pasoja, këshillohet një listë me ushqime për të luftuar një problem të tillë.

Ndër ushqimet e rekomanduara janë rukola, peshku, frutat e thata, të cilat ushqejnë bakteret e mira duke luftuar infeksionet.

Boronicat kanë veti të shumta antibakteriale dhe antiinflamatore, ndaj rekomandohen që të përdoren sa më shpesh nga femrat me probleme vaginale.

Ndërkohë molla lufton thatësinë vaginale. Edhe hudhra dhe qepa luftojnë infeksionet në zonën intime, për shkak të vetive antibakteriale dhe dezinfektuese.

Pikë së pari, mos harroni të pini shumë ujë, për shkak se hidratimi redukton në maksimum probleme të tilla.

Ndërkohë ndër ushqimet që përkeqësojnë infeksionet vaginale dhe dobësojnë mbrojtjen imunitare janë ushqimet e pasura me sheqe, pijet me gaz dhe sheqeri.

Po ashtu nuk rekomandohen as ushqimet me amidon si orizi, makaronat, buka dhe patatet. Ndër të tjera duhen shmangur picat, kërpudhat, djathërat e stazhionuara, ushqimet pikante dhe kafeja.