Ja të mirat që i bëni trupit tuaj nëse konsumoni sa më shumë karrota

643
Sigal

Karrotat janë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumoni. Ato janë të pasura në vitamina, antioksidues dhe fibra, të cilat mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Ja për çfarë ndihmojnë karrotat:

Beta karotene. Karrotat janë një burim i pasur i beta karotene, i cili është një antioksidues i fuqishëm me shumë përfitime shëndetësore. Studimet tregojnë se beta karotene mbron mushkëritë kundër toksinave që çojnë në zhvillimin e kancerit. Kjo lëndë ushqyese ndihmon sidomos ish-duhanpirësit për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive dhe stomakut.

Tretja. Trupi ka nevojë për disa minerale, vitamina, fibra dhe enzima të domosdoshme për të fuqizuar procesin e tretjes, dhe karrotat i kanë ato.

Shëndeti dentar. Karrota mund të ndihmojë të mbani dhëmbët dhe mishrat e shëndoshë në shumë mënyra. Kapaciteti i tyre alkalin mund të balancojë pH në gojë.