Sigal

E bardha e vezëve dhe mjalti kanë përfitime të shumta shëndetësore për lëkurën kur aplikohen në nivel lokal dhe provat shkencore tani mund ta provojnë.

E bardha e vezëve zvogëlon rrudhat, pasi ka shumë proteina të dobishme që forcojnë lëkurën.

Mjalti është i bollshëm në antioksidantë. Mund të largojë papastërtitë dhe të depërtojë në lëkurë. Kombinimi i këtyre përbërësve së bashku, bëjnë një trajtim të fuqishëm ndaj lëkurës.

Si ta përdorni:

Ndani 1 të bardhë veze nga e verdha në një tas.

Shtoni dy lugë gjelle mjaltë dhe e përzieni mirë derisa të krijohet një pastë.

Aplikojeni në lëkurë, fytyrë dhe qafë (shmangni zonën delikate të syve). Lëreni për 20 minuta.

Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe e fshini mirë. Përsëriteni një herë në javë.