Ja si të shpëtoni prej dhimbjeve të shpinës

683

Gati 8 në
10 njerëz vuajnë nga dhimbja e shpinës të paktën njëherë në jetën e tyre.
Femrat sidomos kanë më shumë probleme me shpinën, si gjatë shtatzënisë, kur
merren me punët e shtëpisë apo mbajnë fëmijët në krahë.

Sigal

Nëse jeni duke luftuar me dhimbjen
ose thjesht doni ta parandaloni atë, ja cilat janë mënyrat më të mira për t’i
bërë ballë.

Konsumoni sa më shumë brokoli

E dini që kalciumi është lënda
ushqyese kryesore për forcimin e kockave. Hulumtuesit shkencorë japonezë kanë
zbuluar se një tjetër lëndë ushqyese është gjithashtu po aq e rëndësishme për
kockat: vitamina K. Thuhet se kjo vitaminë, e cila gjendet tek brokoli, spinaqi
dhe perime të tjera me gjethe jeshile, ndihmon në depozitimin e kalciumit tek
kockat. Sa më të forta të jenë kockat, aq më i fortë është i gjithë trupi, dhe
aq më të vogla janë shanset që ju të pësoni një dëmtim që mund të shkaktojë
dhimbje të shpinës.

Zbrazeni pak çantën

Nëse pesha e çantës e kalon normën
e 10% të peshës suaj, është shumë e rëndë, prandaj duhet ta zbrazni pak. E rëndësishme
është edhe mbajtja e çantës. Mirë është që të keni çantë me rrip të gjatë, që
kalon edhe para gjoksit, si ajo e postierëve. Nëse doni ta mbani me një krahë,
atëherë të paktën ndërrojeni shpesh nga njëri krah në tjetrin.

Flini mirë

Një dyshek i butë është mënyra më e
mirë që ju të bëni një gjumë të mirë dhe të mos keni dhimbje të shpinës. Ndërsa
jastëku nuk duhet ta ngrejë kokën shumë sipër shpinës.

Nëse flini me shpinë, mjekra nuk
duhet të prekë tek gjoksi. Ndërsa nëse flini anash, nuk duhet të lakoheni shumë
tek shpatullat.

Shtriquni

Muskujt e fortë (flasim për muskujt
abdominal) mbrojnë shpinën nga dëmtimet.

Bëni këtë ushtrim 2-3 herë në javë
për forcimin e muskujve:

Shtrihuni mbi shpinë me këmbët e
përthyera dhe mbani të lirë njëherë njërën këmbë, njëherë tjetrën.

Qëndroni drejt

Qëndrimi në karrige për tetë orë
(ose më shumë) në ditë nuk i bën asnjë favor shpinës, madje e dëmton atë.
Mundohuni të qëndroni drejt dhe të lëvizni sa më shpesh.