Ja si të parandalojmë ngërçet e këmbës

579
Sigal

Ngërçet e këmbës janë një fenomen shumë i përhapur. Një
pjesë e madhe e njerëzve kanë përjetuar të paktën një herë ngërçe në këmbë,
sidomos gjatë natës kur trupi është në qetësi.

Çfarë e shkakton ngërçin?

 

Ka
një numër të madh faktorësh të jashtëm të cilët shkaktojnë ngërç. Më së
shpeshti ndodh për shkak të dehidratimit ose kequshqyerjes. Në disa raste
ngërçi mund të sinjalizojë një sëmundje më të rëndë, siç është infeksioni i
veshkave.

Personat
që kryejnë aktivitete fizike janë dhe ata që preken më shumë nga ngërçi për
shkak të dehidratimit. Mënyra se si ata mund ta parandalojnë këtë efekt është
duke pirë ujë të vakët. Sipas ekspertëve, uji i vakët është i rëndësishëm sepse
ka temperaturë të ngjashme me gjakun dhe muskujt e dehidratuar e përthithin atë
më shpejt në krahasim me ujin e ftohtë