Ja si të kuroni diabetin me ushqime, perime dhe fruta

602
Sigal

Këshillat nga specialistët për pacientët e sheqerit, simptomat dhe rruga që duhet të ndiqni

(vijon nga numri i kaluar)

 -Yndyrat që nuk mbartin rrezikshmëri

Organizmi ka nevojë edhe për një sasi të caktuar yndyrash, përzgjedhja e të cilave duhet të jetë kryesisht me bazë bimore. Duke qenë se yndyrat janë shumë të pasura me kalori këshillohet që konsumi i tyre të bëhet në nivele të kontrolluara që përfshijnë sasi të pakta, çka ndikon edhe në humbjen e peshës së tepërt, e cila mbizotëron tek pacientët diabetikë.

Kështu, diabetikët duhet të qëndrojnë larg yndyrave që merren nëpërmjet produkteve të tilla si “pastat, gjalpi, mishi me yndyrë, djathi i deles”. Përdorimi në sasi të larta i këtyre yndyrave dëmton zemrën. Ndaj këshillohet që sasia e yndyrave që duhet të marrë organizmi të sigurohet nëpërmjet përdorimit të vajit të pastër vegjetal, vajit të ullirit.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf