Sigal

Qimet e barkut janë jashtëzakonisht irrituese dhe të padëshiruara për shumicën prej nesh. Sidomos kur kemi ndonjë event dhe duam të veshim një fustan i cili ekspozon më shumë sesa herët e tjera trupin tonë.

Pasta me shafran 
Shafrani i Indisë është një përbërës natyral i përdorur tradicionalisht për lëkurën, flokët dhe kujdesin shëndetësor. Ai funksionon për mrekulli kur bëhet fjalë për heqjen e qimeve tek zona e barkut.

Udhëzime: 

Mjafton të miksoni dy lugë gjelle shafran, një lugë gjelle qumësht dhe një lugë gjelle mjaltë. E trazoni derisa të formohet një pastë.

Aplikojeni në barkun tuaj apo tek zona e qimeve. E lini derisa të thahet.

Më pas e pastroni me një peshqir, lagur me ujë të vakët. Këtë rutinë duhet ta përgatisni minimumi dy herë në javë për t’i hequr qimet nga barku përgjithmonë!