Ja si mund t’i zëvendësoni ilaçet

465
Produkte të ndryshme ushqimore që mund të kemi në shtëpi kanë një rol të rëndësishëm dhe janë zëvendësuese të mira të ilaçeve të ndryshme. Disa nga produktet ushqimore që kan një rol të rëndësishme në mirëmbajtjen e shëndetit janë;
Karrotë kundër nervave
Nëse vuani nga stresi apo nga mërzia e pakuptueshme që ju shkaktojnë dhimbje koke, kafshoni një karrotë ose një ushqim
tjetër të fortë, ai do t’ju humbasë vëmendjen dhe do t’ju qetësojë.
Kos kundër erës së keqe të gojës
Përveç se është i shëndetshëm, kosi redukton edhe erën e keqe të gojës. Bakteret e mira që stimulohen nga kosi, e bëjnë gojën një mjedis të papërshtatshëm për formimin e baktereve të këqija që shkaktojnë erë të keqe të gojës.
Çaj kamomili si balsam për flokët:
Ky çaj ka veti antivirale dhe dhe qetësuese, ju mund ta përdorni në vend të balsamit dhe do t’ju pëlqejë. Hudhër kundër herpesit: tubetët që trajtojnë herpesin mund të jenë efektivë, por duan kohë që të veprojnë. Ju mund t’i zëvëndësoni fare mirë ata me një copë hudhër, me të cilën duhet të lyeni zonën me herpes disa herë në ditë dhe rezultatet do të jenë shumë të kënaqshme për pak ditë.
Vaj ulliri kundra rrudhave
Vaji i ullirit është përdorur nga disa kompani kozmetike për të reduktuar rrudhat. Ai është i pasur me antioksidantë dhe është një zgjidhje shumë e mirë kundra rrudhave dhe njollave të errëta.
Sigal