Ja si mund ti shmangim thinjat

495
Thinjat janë një problem që në disa raste nuk njeh moshë mund të jesh dhe shumë i ri dhe mund të kesh këtë shqetësim. Shkaqet e thinjave mund të jenë nga më të ndryshmet duke filluar nga stresi, dieta e gabuar ushqimore apo mungesa e kripërave minerale dhe vitaminave të domosdoshme për pigmentimin e flokut.
Për të parandaluar këtë problem është e rëndësishme që të ndiqni këto këshilla si;
Shmang stresin
Studimet e fundit thonë se një gjendje e zgjatur stresi mund të çojë në humbjen e qelizave staminale, të cilat gjenden në bazën e folikulave. Kjo është arsyeja pse shpesh njerëzit që kalojnë situata stresi që zgjasin në kohë fillojnë të zbardhen.
Kujdes me dietën
Njësoj si për kujdesin ndaj lëkurës, edhe kujdesi për flokët kërkon një dietë të ekuilibruar ushqimore. Efektive janë ushqimet që kanë në përbërje vitaminën B dhe B12, vitaminën E dhe zinkun. Të këshillueshme janë çaji jeshil, bajamet, arrat dhe mishi i bardhë.
Një balsam me efekt parandalues
Përdorimi i shpeshtë i balsamit me bazë vajin e kokosit dhe limonin parandalon shfaqjen e thinjave. Gjithashtu ka efekt pozitiv te flokët në tërësi.
Kufizoni përdorimin e piastrës dhe mashës
Flokët që janë nën efektin e temperaturave të larta kanë tendencë të thinjen më shpejt. Zgjidhni modele natyrale, pa u bërë pre e manisë për flokë krejt të drejtë apo onde të përkryera
Sigal