Ja si mund të largoni alergjitë te fëmijët

452
Alergjitë, të cilat shkaktohen nga ushqimi, po bëhen gjithnjë e më të përhapura, sidomos te gjenerata e re. Në fakt, janë të shumtë fëmijët që vuajnë nga ky lloj shqetësimi, apo në veçanti nga alergjia e kikirikëve. Ashtu si edhe për shumë probleme të tjera, të cilat kanë të bëjnë me shëndetin, shpesh mënyra më e mirë për t’i kuruar është parandalimi. Edhe në këtë rast, është e mundur që kjo lloj alergjie të parandalohet.
Këtë gjë mund ta bëjë direkt nëna kur është shtatzënë. Sipas një studimi të ri, ngrënia e frutave të thata nga ana e nënës gjatë shtatzënisë heq rrezikun e alergjive te pasardhësi. Pra ajo bëhet një mundësi evitimi i këtij problemi te fëmija. Këtë e mbështesin hulumtuesit e “Boston Children’s Division of Allergy and Immunology”, të koordinuar nga dr. Mishel Xhang (Michael Jang), të cilët kanë studiuar marrëdhëniet mes dietës së nënës dhe zhvillimit të alergjive ushqimore te fëmijët. Për ta bërë këtë, ata analizuan një sasi diskrete të dhënash të marra nga “Growing Up Today Study”, që përfshinte të dhënat për 8205 fëmijë, nga të cilët, 140 vuanin nga alergjia e kikirikëve dhe e frutave të tjera të thata. Pas analizave të para, hulumtuesit kanë ekzaminuar dietën e ndjekur nga nënat përpara, gjatë dhe pas shtatzënisë si dhe atë të fëmijëve.
Sigal