Ja si mund ta largoni dhimbjen e kokës në kushte shtëpie

84
Të gjithëve na ndodh të kemi dhimbje koke dhe veçanërisht, në ditët stresuese, kur duhet të jemi të përqendruar dhe të fokusuar në çështjet e punës, duhet ta largojmë sa më shpejt këtë dhimbje, në mënyrë që të kthjellohemi.
1- Perdoret 6 luge gjelle te bimores se perbere nga tre luge gjelle rrodheze (podigja e eger) dhe tre luge gjelle bar blete, hidhet ne nje liter uje, zihet 3-5 minuta; pastaj lihet ne enen e mbuluar 20-30 minuta dhe kullohet. Pihet nje godi tri here ne dite.
2- Gjysme luge kafeje me fara te bera pluhur te sinapit te zi perzihet me nje filxhan mjalti ose me nje luge gjelle sheqer me pak kafe. Perzierja pihet njeheresh. Ky mjekim vlen edhe per migrene.
3- Nje luge kafeje me rrenje te grimcuara te kungullit te eger hidhet ne 300 ml uje dhe zihet per 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 1-2 ore, pastaj kullohet dhe embelsohet. Pihet e gjithe sasia here pas here gjate dites.
4- Merret 15-20 gram maja lulesh e gjethesh te copetuara te grunamadhit, hidhet ne gjysme litri uthull ose raki te forte. Shishja e mbyllur mire lihet e mbuluar 10-15 dite duke e tundur here pas here gjate dites. Pastaj lengu kullohet dhe kete leng njomet nje lecke ose peshqir dhe vihet ne koke.
5- Nje kokerr qepe shtypet bashke me nje 1-2 luge kafeje kripe. Perzierja hidhet ne nape dhe vendose ne balle.
6- Pergatite kafe sade (pa sheqer). Ne filxhanin me kafe te porsazbrazur hidhet 10-15 pika leng limoni te fresket dhe pihet.
7- Merren tre kokrra qepe te thata, priten nga fundi ne anen e rrenjeve 0.5-0.7 cm. Ne keto kupa te qepes hidhen ne fillim nje luge kafeje me kafe te bluar. Te semurin te shtrire i vendosim ne mes te ballit dhe nje ne te dy temthat (te majtin dhe te djathtin) dhe lidhen shtrengueshem me fasha.
8- Merren 5 thelpinj hudhre shtypen ne havan se bashku me nje luge gjelle kripe pastaj mbulohen me gjysme gote uje te perzierja ne pjese te barabarta me uthull. Perzierja lihet e qete 24 ore pastaj vendoset ne balle si llapa e shtrire mbi nape. Hudhra mund te perdoret edhe e shtypur.
9- Lengu i nje limoni perzihet me nje luge kafeje kafe te bluar imet. Pasi hahet kjo sasi duhet te qendroni te shtrire per pak kohe.
10- Ferkohet koka me raki te forte rrushi ose kumbulle 2-3 here ne dite per 8 dite rresht.
11- Disa gjedhe lakre vihen mbi stufe derisa te zbuten. Kjo mase e ngrohet mbeshtillet me beze ose nape dhe vihet ne koke. Perdoret 3 here ne dite per aq kohe sa te largohet dhimbja.
12- Per femijet me dhimbje koke vendosen llapa ne balle nga nje patate e fresket e grire me krip. Ne kete rast kembet duhet te jene te ngrohta.