Ja shkaktari i viruseve të shpeshta tek disa njerëz

467
Shkencëtarët besojnë se arsyeja e rritjes së shpeshtesisë të të sëmururit në dimër nuk është i ftohti, por qëndrimi i shumë njerëzve në një hapësirë të përbashkët. Arsyeja është se viruset e ftohjes dhe gripit përhapen shumë më shpejt, shkruan Anadolu Agency (AA). “Arsyeja për rritjen e përhapjes së virusëve në dimër nuk është i ftohti, por qëndrimi i shumë njerëzve në një dhomë të cilët transmetojnë virusin njëri në tjetrin”, konsideron Recep Akdur, një profesor i Univerzitetit të Ankara-së. Moti i ftohtë i nxit njerëzit të kalojnë më shumë kohë në hapësirë të mbyllur duke rritur mundësinë e përhapjes së virusit nga një person në tjetrin.

Akdur konsideron s nëse ju përmbahemi rregullave të caktuara në dimër, mund t’i shmangemi epidemisë së gripit dhe ftohjes. Ky profesor rikujtoi se moti i ftohtë ndikon keq në virusët dhe se kjo është arsyeja pse njerëzit të cilët qëndrojnë në hapësirat e ngrohta pa i ajrosur sëmurën më shpesh. “Personat e ftohur nuk duhet të shkojnë në punë, shkollë apo në vende tjera ku ka shumë njerëz. Me pak fjalë, nuk duhet të dalin nga shtëpia në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e virusit”, tha Akdur.

Virusi përhapet më shpejt dhe vepron nëse imuniteti është i dobët. Gjithnjë e më shpesh shfaqen edhe maskat mjekësore të cilët shumë njerëz i përdorin shpesh gjatë dimrit. Mjekët rekomandojnë personat e ftohur të mbajnë maska në fyturat e tyre, apo ndonjë mbrojtje tjetër që do të zvogëlonte përhapjen e virusit. Konsiderojnë se është gjithashtu mjaft e rëndësishme që hapësirat të ajrosen sa më shpesh.
Sigal