Ja shenjat që tregojnë se jeni helmuar nga ushqimi

513
Sigal

Shkencëtarët kanë dëshmuar se gjatë helmimit me ushqim
nuk duhet të fajësohet ushqimi i fundit që keni ngrënë. Shenjat e helmimit me
ushqim mund të paraqiten edhe 72 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar.

Fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj këtij problemi,
por edhe shtatzënat dhe njerëzit me imunitet të dobët, tek të cilët madje edhe
helmimi i parrezikshëm në pamje të parë, mund të jetë fatal.

Krahas viruseve dhe baktereve, arsyet e helmimit me
ushqim mund të jenë edhe parazitët, për shembull, Entoameba histolytica. Me
këtë më së shpeshti është e kontaminuar sallata e gjelbër.

Shkoni menjëherë tek mjeku nëse keni:

1. Simptoma të dehidrimit më serioz, urinim të dobët, sy
të ndezur pa lot, gojë dhe gjuhë të tharë, frymëmarrje të përshpejtuar dhe
rrahje më të shpeshta të zemrës.

2. Vështirësi në përtypje, flisni dhe merrni frymë me
vështirësi, keni pamje të turbulluar, lodhje në muskuj dhe paralizë,
veçanërisht pas konsumimit të ushqimit të konservuar ose të detit, por mund të
keni edhe helmime nga kërpudhat.

3. Temperaturë më të lartë se 37.7 gradë Celsius.

4. Të vjella në sasi të madhe, saqë nuk mund të ruani
asnjë lëng më të vogël, ose nëse kjo edhe pse është e paktë, por zgjat më shumë
se një ditë.

5. Dhimbje të vazhdueshme në një pjesë të lukthit.

6. Diarre të fuqishme e cila zgjat 2-3 ditë ose diarre me
gjakderdhje