Ja shenjat që tregojnë mungesë të kaliumit në trup

706
Sigal

Me siguri e dini që banania është e pasur me
kalium, por nuk arrini të kuptoni rolin jetësor që ky mineral luan në trup.
Kaliumi ndihmon në forcimin e muskujve, kontrollin e lëngjeve dhe balancimin e
mineraleve. Për më tepër, kaliumi zvogëlon efektet negative të konsumimit të
tepërt të kripës, një problem që e kanë shumë njerëz.

Një i rritur konsumon mesatarisht 3,400 miligramë kripë në ditë,
gati 50% më shumë të sasisë së rekomanduar. Një dietë e pasur me kalium ndihmon
trupin të nxjerrë jashtë sodiumin. Kaliumi ndihmon gjithashtu për uljen e
tensionit të gjakut. Duke rritur sasinë e konsumimit të kaliumit dhe ulur
sasinë e sodiumit, mund të ulni rrezikun për të pësuar një goditje në tru me
21%, si dhe mund të ulni rrezikun për t’u prekur nga një sëmundje në zemër.

Ja cilat janë disa shenjat
që shfaq organizmi kur keni mungesë të kaliumit:

Jeni
gjithmonë i lodhur

Nëse nuk arrini të çlodheni
dhe nivelet e energjisë janë shumë të ulëta, mund të keni mungesë të kaliumit.
“Çdo qelizë në trup ka nevojë për sasinë e duhur të kaliumit që të
funksionojë”, shpjegon Lauren Blake, eksperte e dietave tek Qendra Mjekësore
Wexner e Universitetit Shtetëror të Ohajos.

“Nëse jeni shumë i lodhur
dhe kjo nuk vjen si pasojë e  mungesës së gjumit, mungesa e kaliumit mund
të jetë një ndër shkaktarët”, shton ajo.

Ndiheni
të dobët fizikisht, ju dhëmbin muskujt

Kaliumi luan një rol kyç në
forcimin e muskujve, si të zemrës ashtu edhe të gjithë trupit. Prandaj, kur
nivelet e tij janë të ulëta, ju ndieni dhimbje gjatë ditës ose kur bëni
stërvitje, thotë Blake.

Ndiheni të lodhur, keni
marramendje dhe ju duket sikur po ju ther trupi

Ndjesia e therjes së krahëve
apo këmbëve mund të jetë një tjetër shenjë që tregon se keni mungesë të
kaliumit. Gjithashtu mungesa e këtij minerali shkakton probleme me kujtesën dhe
përqendrimin.

Keni
tension të lartë të gjakut ose dridhje

Mungesa e kaliumit mund të
shkaktojë ngushtim të mureve të brendshme të enëve të gjakut, duke puar kështu
në hipertension. Ju mund të keni gjithashtu probleme me rrahjet e zemrës, duke
qenë se muskujt e zemrës e kanë më të vështirë të pompojnë gjak kur balanca mes
sodiumit dhe kaliumit është jashtë kontrollit.

Ndiheni
të fryrë gjatë gjithë kohës

Kur keni mungesë të
kaliumit, trupi e ka të vështirë të rregullojë nivelet e sodiumit dhe mund të
shkaktojë fryrje barku si pasojë e kripës.

Keni
probleme me rrahjet e zemrës

Kur nivelet e kaliumit janë shumë të ulëta, mund të
sjellin pasoja shumë të rënda në shëndet. Nëse keni rrahje të shpeshta
zemre apo ju duket sikur po del nga gjoksi, mund të keni rrahje zemra të
çregullta. Prandaj duhet të kontrolloheni menjëherë tek një mjek.