Ja sëmundjet që lufton vaji i ullirit

517
Dieta mesdhetare është një ndër zgjedhjet më të mira për të pasur një organizëm të shëndetshëm. Një ndër produktet e përfshira në këtë dietë është dhe vaji i ullirit. Sipas studiuesve, vaji i ullirit përmban një përbërës të rëndësishëm që e bën atë shumë të shëndetshëm për organizmin tonë. Sipas tyre është një përbërës i vajit të ullirit, i cili jo vetëm na bën më të shëndetshëm, por mund të luftojë edhe disa sëmundje. Me këtë studim arrihet në përfundimin se vaji i pastër i ullirit ndihmon në parandalimin e pothuajse pjesës më të madhe të sëmundjeve të organizmit. Ai konsiderohet si një ushqim i tretshëm dhe i pranueshëm nga stomaku, që luan rol të rëndësishëm mbrojtës edhe te personat që vuajnë nga ulcera dhe gastriti. Vaji i ullirit aktivizon hormonet e pankreasit në mënyrë shumë herë më natyrale se sa ilaçet. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja. Që në lashtësi, popujt rreth brigjeve të Mesdheut, e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë. Për më tepër, ky “ilaç” është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit.
Sigal