Ja pse qeshin fëmijët

68
Një grup studiuesish janë marrë me një studim në lidhje me buzëqeshjen e fëmijëve, ndërsa arsyeja lidhet me personat që i rrethojnë. Sipas tyre, fëmijët buzëqeshin për të bërë për të qeshur nënën dhe babanë. Në revistën shkencore “Plos One”, një ekip ekspertësh në informatikë, robotikë dhe psikologjinë e zhvillimit, konfirmojnë atë që pjesa më e madhe e prindërve e dyshonte. Kur fëmijët qeshin, e bëjnë me një objektiv, të marrin një buzëqeshje në këmbim nga personi që kanë pranë. Studiuesit e Universitetit të San Diego (SHBA), programuan një robot të vogël në mënyrë që të sillej si fëmijët. U regjistruan reagimet “fytyrë më fytyrë” mes 13 çifteve të nënave me fëmijët më pak se 4 muajsh. U vu re se roboti i programuar i bëri për të qeshur personat që e rrethonin, duke qeshur sa më pak vetë.