Ja pse organizmi ynë shkakton kapsllëk, si duhet eliminuar dhe rastet kur bëhet i rrezikshëm

558
Sigal

INTERVISTA/ Flet për suplementin “Mjeku në familje”, Dr. Albana Duni, mjeke Gastro-Hepatologe

Konstipacioni është një problem që haset shpesh dhe nga ana mjekësore, ai është përcaktuar si vështirësi në defekim dhe zbrazje të rralla të zorrës, më pak se 3 herë në javë. Feçet janë të forta, të thata, në sasi të paktë. Konstipacioni ose kapsllëku është një simptomë dhe jo sëmundje. Dy grup mosha të veçanta preken më shumë nga ky simptomë, zakonisht femrat e reja dhe moshat e vjetra mbi 65 vjeç, sidomos kur marrin mjekime të rregullta nga probleme të ndryshme. Konstipacioni mund të jetë pjesë e Sindromit të zorrës së Irrituar, sidomos kur është e pranishme dhe dhimbja abdominale, por mund të jetë dhe shenjë prezantuese e sëmundjeve serioze si tumori i zorrës. Por se cilat janë arsyet që organizmi ynë shkakton konstipacion dhe çfarë masash duhen marrë për ta eliminuar atë i shpjegon në një intervistë për suplementin “Mjeku në familje”, mjekja gastro-hepatologe, Albana Duni.

Doktoresha, njerëzit që vuajnë nga konstipacioni a paraqesin ndonjë rrezik për shëndetin e tyre?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf