Ja pse nuk duhet të flini pasdite

512
Sipas një studimi britanik gjumi i pasdites nuk është i këshillueshëm për shëndetin. Personat të cilët janë mësuar përditë me një sy gjumë prej një ore apo më gjatë, janë më të ndjeshëm në zhvillimin e mundshëm të sëmundjeve të mushkërive dhe rrezikun e vdekjes së parakohshme. Dremitja e shkurtër pasdite, në afat të shkurtër do t’iu “rifreskoj” dhe çlodh, por me kalimin e kohës, ky zakon i këndshëm mund të ndikojë në rritjen mundësisë së vdekjes së parakohshme me pothuajse një të tretën, sipas shkencëtarëve nga universiteti britanik i Kembrixhit. Personat pra që janë mësuar për çdo ditë të dremitin pasdite për një orë apo më gjatë, janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të mundshëm të sëmundjeve të mushkërive si; bronkiti, emfizema, ose pneumonia, si dhe rrezikojnë për të vdekur nga sëmundjet e frymëmarrjes, në krahasim me njerëzit të cilët flenë vetëm natën.
Sigal