Ja pse nuk duhet ta lini asnjëherë shishen e ujit në makinë

409

Pavarësisht se rreziku për ndonjë fatkeqësi është i ulët, ta merrni shishen me vete kur dilni nga makina është mënyrë më e mirë për të parandaluar nisjen e ndonjë zjarri të mundshëm.

Rrezet e diellit kur reflektojnë përmes një shisheje me ujë arrijnë deri në nxehtësinë 250°C. Lëngu dhe materiali i pastër mund të ndihmojë për nisjen e një zjarri.

Rasti i një shoferi në SHBA, i cili ishte duke drekuar kur vuri re që nga kamioni i tij po dilte tym është bërë virale tashmë dhe shkaku mësohet se ishte një shishe me ujë.

Ai vuri re që flaka po vinte pranë një shisheje uji dhe zjarri nisi të përhapej te sediljet.

Përmes kësaj videoje të publikuar në Facebook nga kompania “Idaho Power” do të shikoni sesa e rrezikshme është të lini një shishe plastike me ujë brenda makinës në një ditë me diell.

Edhe zjarrfikësit paralajmërojnë shoferët për rrezikun që mund të vijë nga një shishe me ujë.