Sigal

Mënyra se si jetojmë ka ndryshime mes meshkujve dhe femrave. Dallimet janë shumëplanëshe dhe një prej tyre është edhe tek gjumi.

Hulumtuesit kanë zbuluar se femrat përgjithësisht bëjnë gjumë më të keq se meshkujt.

Sociologët Ruppanner Lea dhe David J. Maume kanë arritur në konkluzionin se meshkujt dhe femrat e përjetojnë në mënyrë të ndryshme edhe momentin e pushimit.

Çrregullimet në gjumë përjetohen ndryshe në varësi të seksit që njerëzit i përkasin sipas sociologëve.

Femrat zakonisht bëjnë gjumë më të keq se meshkujt të cilët nga ana e tyre, e shohin gjumin si “ilaç” për të “shëruar” lodhjen e për të qenë gati për punë ditën tjetër.

Ndërkohë, gratë kanë detyrimet e tyre edhe natën kur duhet të kujdesen për fëmijët shkruan noa.al.

Përfundimisht, gratë kanë stresin e detyrimeve familjare gjatë gjithë kohës, e kjo nuk i lë ato të bëjnë gjumë të qetë.

Por, sociologët kanë arritur në konkluzionin se ky fenomen i gjumit te gratë po shkon drejt zbutjes te shoqëritë më të emancipuara.

Cilësia e gjumit përmirësohet me kushtin që koncepti i barazisë gjinore të njohë zhvillime të mëtejshme.