Ja pse femrat nuk i ndërrojnë me asgjë në botë meshkujt e gjatë

Sipas studimeve më shumë se 50% e femrave instinktivisht kanë refuzuar lidhjet me meshkujt më të shkurtër se vetë ato, kjo gjë do t’i pengonte vetëm 25 për qind të meshkujve, gjë që është rezultat i stereotipave seksuale.
Për meshkujt, fytyra e buzëqeshur dhe figura harmonike janë vendimtare kur vlerësojnë pamjen fizike të femrës, mirëpo për shumicën e femrave vlen që në vlerësimin e partnerit të jetë më e rëndësishme gjatësia e tij, sesa faktorët e tjerë, ka treguar një studim i Universitetit Rice të Teksasit.
Sipas këtij studimi, femrat përgjithësisht në vend të parë i vënë meshkujt të cilët janë më të gjatë se ato. Pra, ky mund të jetë kriteri për shkak të të cilit heqin dorë nga marrëdhënia.
Teoria e psikologjisë evolutive na thotë që njerëzve u pëlqejnë partnerët të cilët janë të ngjashëm, mirëpo, megjithatë, kjo nuk është rregull që mbizotëron në pikëpamje të gjatësisë, posaçërisht tek femrat , – thotë Michael Emerson nga instituti Rice’s Kinder.
Për femrat me rëndësi është që mashkulli të jetë më i gjatë që në mënyrë të nënvetëdijshme të kenë ndjenjën e mbrojtjes, por që edhe të ndihen më femërore.
Kështu që shumicës së femrave as që do t’u shkojë mendja që të lidhen me mashkullin i cili është më i shkurtër se ato. Ndërkaq, të njëjtën gjë do ta bënin vetëm 25% e meshkujve.
Preferenca e femrave lidhur me gjatësinë është rezultat i pritjeve shoqërore dhe i stereotipave seksuale. Kështu që gjatësia është simbol i forcës dhe i mbrojtjes, ndërkaq mendojnë që ky është roli i mashkullit, shkruan Science World Report, raporton tetovanews.
Te çiftet kur femra është më e gjatë, mashkulli na duket i nënshtruar – thotë drejtuesi i studimit, profesor i sociologjisë George Yancey.