Ja pse duhet të shmangni përdorimin e tepërt të antibiotikëve tek fëmijët

87
Kur fëmija juaj është i sëmurë, ju dëshironi që ai të ndjihet më mirë sa më shpejtë të jetë e mundur. Por antibiotikët nuk janë gjithmonë përgjigja. Nganjëherë mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Më posht jepet një informacion se si të shmangni përdorimin e tepruar të antibiotikëve.
Fëmija juaj ka temperaturë, gjëndra të zmadhuara dhe sytë si xham nga temperatura. Me një panik, ju nxitoni t’a çoni atë tek pediatri, të etur për antibiotikun magjik që do të vrasë mikrobet e këqija dhe do rivendosë shëndetin e fëmijës. Por mjeku nuk ju jep recetë për antibiotik dhe ju shkoni në shtëpi “duarbosh”. Sa e vështirë është kjo mungesë barnash..? Por mjeku mund t’a ketë marrë këtë vendim vetëm në favor të fëmijës tuaj.
Antibiotikët janë padyshim një mrekulli mjekësore e cila filloi me zbulimin e penicilinës nga Alexander Fleming në vitin 1928. Sot ato vijnë me një shumëllojshmëri, por një gjë mbetet konstante dhe e pandryshuar, – nëse përdoren jashtë mase, ata bëhen më pak efektivë.
Antibiotikët nuk janë të nevojshëm për çdo sëmundje dhe duke ja dhënë ato fëmijës krijoni tri çështje potencialisht të dëmshme:
• Ekspozoni fëmijën nga efektet anësore të mundshme të mjekimit,
• Rritet rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve kështu që herën tjetër kur fëmija të jetë sëmurë mund të ketë nevojë për një antibiotik më të fortë; dhe
• Kontribuon në përdorimin e tepruar të antibiotikëve në komunitet, e cila mund të çojë në rritjen e shtameve të reja të baktereve që janë rezistente ndaj të gjithë antibiotikëve,- kjo përbën një problem të madh publik shëndetësor.
Kur nuk janë të nevojshëm Antibiotiket?
Antibiotikët vrasin vetëm bakteret dhe jo viruset. Pra, kur fëmija juaj diagnostikohet me një infeksion viral – një antibiotik nuk do t’i bëjë asgjë, por do të vrasë vetëm bakteret e shëndetshme në organizmin e fëmijës, dhe do t’a bëjë atë më rezistent ndaj infeksioneve bakteriale të mëvonshëm.
Kur janë të nevojshëm Antibiotiket?
Nëse fëmija diagnostikohet me një infeksion bakterial, atëherë antibiotikët mund të jenë zgjidhja më e mirë. Sëmundje të caktuara, si streptokoku i fytit, impetigo, infeksionet e vazhdueshme të veshit, infeksionet bakteriale të lëkurës, pneumonia bakteriale, dhe infeksionet e fshikëzës urinare, kërkojnë një kurë me antibiotikë.