Ja pse duhet të pini ҫdo ditë uthull molle

1142
Sigal

Të gjithë e dinë tashmë sa e rëndësishme është
uthulla e mollës për lëkurën dhe për flokët, por nëse nuk e keni ditur më parë,
uthulla është shumë e rëndësishme edhe për shëndetin.

Mund të shijojë pak çuditshëm në
fillim, por të mirat që ofron janë të pakrahasueshme.

1. Ndihmon tretjen: Uthulla e mollës “ndihmon tretjen duke stimuluar gjëndrat
e pështymës në gojë”,- thotë Patricia Bragg, përfaqësuese e N.A. Ph.D. Po
ashtu, ajo rrit sasinë e acidit në stomak – dhe kjo është gjë e mirë, sepse
ushqimet nuk mund të treten plotësisht, nëse sasia e acidit në stomak nuk është
e mjaftueshme.

2. Qetëson dhimbjet e fytit: Të pish pak uthull molle ndihmon për të balancuar nivelin
e pehashit në fyt. Uthulla vret bakteret, pastron gëlbazën, duke e bërë
frymëmarrjen më të lehtë.

3. Ul kolesterolin. Një studim i vitit 2006 ka provuar se acidi acetik në
uthullën e mollës ul në mënyrë të ndjeshme kolesterolin dhe i mban
trigliceridet në nivelin e duhur. Pirja e dy lugëve uthull molle çdo ditë do të
të ndihmojë për të mbajtur në nivele të kënaqshme kolesterolin.

4.
Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak:
 Uthulla e mollës është një përbërës ideal për të gjithë
të prekurit me diabet. Edhe për këtë fakt janë kryer një sërë studimesh, të
cilat kanë arritur në një përfundim – uthulla e mollës ul nivelet e glukozës,
nëse pihet pasi të kesh konsumuar një vakt. Po ashtu, thuhet se mban nën
kontroll nivelin e sheqerit në gjak në mëngjes, nëse e pi në darkë para gjumit.

Uthulla e mollës ka edhe shumë
përfitime të tjera (si humbja e peshës), por për disa prej tyre duhet të ketë
edhe prova shkencore.

Nëse fillon të shtosh uthullën e
mollës në ditën e përditshme, është mirë që fillimisht të pyesësh mjekun.

Rekomandohet edhe hollimi i
uthullës me ujë, për shkak se ajo përmban shumë acid që mund të ndikojë edhe në
prishjen e smaltit të dhëmbëve. Përziej një deri në dy lugë gjelle uthull
organike me ujë. Kësaj përzierjeje mund t’i shtosh edhe pak mjaltë për ta bërë
shijen e saj pak më të ëmbël. /Gazeta Telegraf/