Ja pse duhet të pini ҫdo ditë uthull molle

64


gjithë e dinë tashmë sa e rëndësishme është uthulla e mollës për lëkurën dhe
për flokët, por nëse nuk e keni ditur më parë, uthulla është shumë e
rëndësishme edhe për shëndetin.

Mund të shijojë
pak çuditshëm në fillim, por të mirat që ofron janë të pakrahasueshme.

1.
Ndihmon tretjen:
 Uthulla e
mollës “ndihmon tretjen duke stimuluar gjëndrat e pështymës në gojë”,- thotë
Patricia Bragg, përfaqësuese e N.A. Ph.D. Po ashtu, ajo rrit sasinë e acidit në
stomak – dhe kjo është gjë e mirë, sepse ushqimet nuk mund të treten
plotësisht, nëse sasia e acidit në stomak nuk është e mjaftueshme.

2.
Qetëson dhimbjet e fytit:
 Të pish
pak uthull molle ndihmon për të balancuar nivelin e pehashit në fyt. Uthulla
vret bakteret, pastron gëlbazën, duke e bërë frymëmarrjen më të lehtë.

3.
Ul kolesterolin.
 Një
studim i vitit 2006 ka provuar se acidi acetik në uthullën e mollës ul në
mënyrë të ndjeshme kolesterolin dhe i mban trigliceridet në nivelin e duhur.
Pirja e dy lugëve uthull molle çdo ditë do të të ndihmojë për të mbajtur në
nivele të kënaqshme kolesterolin.

4.
Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak:
 Uthulla e mollës është një përbërës ideal për të gjithë
të prekurit me diabet. Edhe për këtë fakt janë kryer një sërë studimesh, të
cilat kanë arritur në një përfundim – uthulla e mollës ul nivelet e glukozës,
nëse pihet pasi të kesh konsumuar një vakt. Po ashtu, thuhet se mban nën
kontroll nivelin e sheqerit në gjak në mëngjes, nëse e pi në darkë para gjumit.

Uthulla e
mollës ka edhe shumë përfitime të tjera (si humbja e peshës), por për disa prej
tyre duhet të ketë edhe prova shkencore.

Nëse
fillon të shtosh uthullën e mollës në ditën e përditshme, është mirë që
fillimisht të pyesësh mjekun.

Rekomandohet
edhe hollimi i uthullës me ujë, për shkak se ajo përmban shumë acid që mund të
ndikojë edhe në prishjen e smaltit të dhëmbëve. Përziej një deri në dy lugë
gjelle uthull organike me ujë. Kësaj përzierjeje mund t’i shtosh edhe pak
mjaltë për ta bërë shijen e saj pak më të ëmbël. /Gazeta Telegraf/