Ja pse duhet të konsumoni çdo ditë kos

503
Kosi është një produkt që ndihmon në parandalimin e rrritjes së presionit të gjakut. Sipas një studimi t kryer te femrat, rezultoi se gratë që konsumonin kos të paktën 5 herë në javë e kishin parandaluar me 20 % rritjen e presionit të gjakut, në krahasim me ato gra që nuk hanin kos, apo konsumonin vetëm një herë në jave. Nga studimi u ve re gjithashtu se nëse kosi shoqërohet me fruta të freskëta apo me fruta të thata, efekti ishte akoma më i dukshëm sepse e redukton rrezikun e rritjes së presionit të gjakut me 31 %. Ky efekt pozitiv që ka kosi dyshohet se vjen si pasojë e baktereve që gjenden në të dhe kanë aftësinë të ulin kolesterolin. Edhe pse ende nuk është shpjeguar saktësisht, se pse kosi e shkakton këtë efekt, ka dyshime të tjera që lidhen me faktin që ai ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak
Sigal