Ja pse disa persona qajnë më shpesh se të tjerë

478
Studime të ndryshme tregojnë se ekzistojnë disa njerëz të cilët janë më të prirur për të qarë në krahasim me të tjerët. Arsyet janë të ndryshme, duke filluar nga gjinia (femrat janë të prirura të qajnë më shumë) deri te traumat që mund të keni përjetuar në të shkuarën. Nëse e gjeni veten më emotivë se zakonisht, kjo mund të jetë për shkak të një luhatjeje hormonale që mund të ndodhë gjatë menopauzës, para ciklit menstrual ose kur përdorni pilula kontraceptive. Stresi dhe mungesa e gjumit mund të shkaktojnë gjithashtu ngarkesë emocionale. 

Provoni të merrni më shumë pushim apo të praktikoni joga dhe meditim. Studimet e fundit kanë zbuluar se lotët mund të japin efekte qetësuese dhe të ndikojnë në rritjen e humorit. Por nëse vini re se qani shpesh, duhet të flisni me mjekun tuaj në lidhje me këtë fakt. Lotët mund të jenë edhe shenjë e depresionit, thotë Roshini Rajapaksa, profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë në Nju Jork, SHBA.
Sigal