Ja përzierja që lehtëson dhimbjen e fytit

733
Stina e dimrit është afër dhe ne tashmë fillojmë të shfaqim dhe problemet e para me shëndetin, sidomos me virozat kryesore ftohje dhe grip. Për të eliminuar sa të mundim këto shqetësime është e nevojshme që të përziejmë pluhurin nga specat pikantë dhe lëngun e portokallit. Kjo është një përzierje që do na ndihmojë në lehtësimin e fytit, për ta përgatitur atë është e rëndësishme që të kemi 1/8 deri 1/4 e lugës me pluhurin nga specat pikantë dhe lëng portokalli, të konsumuar me kashtë, pothuajse ju lirojnë menjëherë nga dhimbjet e fytit. Përsëriteni këtë mënyrë dy apo tri herë në ditë, derisa ta ndieni se tashmë nuk keni telashe me fytin. Po ashtu, mos harroni që të pushoni shumë, të konsumoni një sasi të shtuar të lëngjeve të shëndetshme, e po ashtu të siguroheni të furnizoheni me vitamina D, pasi që viruset së pari sulmojnë qelizat e dobëta. Po ashtu, mos harroni t’i fryni hundës po aq sa herë që keni nevojë. Kjo për faktin sepse do të hiqni qafe atë që organizmi juaj dëshiron ta heqë qafe.
Sigal