Gazeta Telegraf/
Përfitimet shëndetësore të
xhenxhefilit njihen janë njohur që më përpara nga kinezët e lashtë ndërsa
bota vetëm tani është duke zbuluar vetitë e mrekullueshme të këtij produkti.
Plot me kalium dhe mangan,
përgjegjës për punën e duhur të zemrës, xhenxhefili është përbërës që duhet t’i
kushtoni vëmendje, në qoftë se keni dëshirë të mbeten të shëndetshëm.
Krahas zemrës, xhenxhefili
është i shkëlqyer për forcimin e sistemit imunitar dhe për shkak të përmbajtjes
së tij mund të mbrojë lëkurën, flokët, dhëmbët dhe thonjtë.
Është i pasur me vitaminat
A, C dhe E, ashtu edhe me vitaminin B dhe minerale të tjera si magnez, fosfor,
hekur, zink, kalcium dhe beta karoten.
Xhenxhefili është provuar
për të trajtuar me sukses problemet e nyjeve nga një studim të publikuar në
Phytotherapy Research.
Plus, xhenxhefili ka qenë
shumë efektiv në parandalimin e migrenës dhe dhimbjeve kronike të kokës.
Për të marrë maksimumin nga
xhenxhefili, ju mund të mësoni nga receta e mëposhtme se si të përgatisni ujin
me xhenxhefil që do të kurojë dhimbjen tuaj të kokës, problemet me zemër dhe
dhimbjet e muskujve.
Përbërësit:
1-2 rrënjë të freskëta
xhenxhefili
3 gota ujë
Gjysmë limoni
Mjaltë të papërpunuar
Përgatitja:
Grijeni xhenxhefilin imët.
Hidhni 2-3 gota me ujë dhe lëngun e shtrydhur të limonit. Së fundi,
shtoni mjaltin. Ilaç është gati dhe ju mund të konsumoni atë në baza ditore.