Ja përfitimet e jashtëzakonshme që ka pirja e ujit në organizëm

495
1. Jeni më të predispozuar ndaj problemeve shëndetësore. Nivelet e larta të ujit në organizëm ulin shanset e gurëve në veshka, disa llojeve të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
2. Pa ujë nuk gjallërohet metabolizmi. Trupi djeg më shumë kalori dhe përshpejton proceset metabolike nëse është i mirë-hidratuar.
3. Sasia e ujit në trup lidhet ngushtësisht me mirë funksionimin e trurit. Një studim i kryer në Institutin e Psikiatrisë në King’s College në Londër provoi se personat që nuk pinin mjaftueshëm ujë dolën po aq mirë sa ata që pinin ujë në zgjidhjen e lojërave, por angazhonin një pjesë më të madhe të trurit për ta bërë këtë.
4. Një tjetër studim ka provuar se personat që pinin një sasi të konsiderueshme të ujit përpara çdo vakti, konsumonin 75-90 kalori më pak nga ushqimi. Pra konsumi i ujit në sasi të bollshme, ndihmon në rënien në peshë.
5. Marrja e ujit në sasi të vogla shkakton rrudha, ndërsa pirja e sasive të konsiderueshme të ujit ‘fryn’ lëkurën, mbush vijat e holla të rrudhave dhe të jep një pamje lëkure më të tërhequr.
6. Personat e dehidratuar ndihen të lodhur, konfuzë, të zemëruar, depresivë dhe të tensionuar.
Sigal