Ja pasojat që sjell alkooli në organizmin tonë

499
Alkooli është një ndër pijet që ka efekte të dëmshme shëndetësore për organizmin tonë, ndër të cilat dhe dhëmbët janë të rrezikuar nga përdorimi i tij. Përdorimi i alkoolit shkakton reduktimin e prodhimit natyral të pështymës, e cila ndihmon për heqjen e grimcave të mbetura të ushqimit dhe mbron dhëmbët nga aciditeti. Personat që konsumojnë shumë alkool mund të kenë probleme me dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, pasi alkooli acaron gjithë pjesët e buta dhe redukton pështymën. Lëkura e gojës është shumë delikate dhe alkooli gërryen mishin e dhëmbëve, faqet dhe lëkurën. Ai dëmton procesin e ndarjes së qelizave të indit, gjë që shpjegon faktin pse personat që konsumojnë shumë alkool janë shumë të predispozuar për kancerin e gojës apo grykës.
Sigal