Ja ora biologjike për marrjen e ilaçeve

1892
Nëse merrni ilaçe, organizmi juaj mund të reagojë në mënyrë të ndryshme sipas momentit ditor, bota e kronologjisë. Nëse merrni një tablet është mirë t’i hidhni një vështrim paraprak orës. Një degë e mjekësisë, Kronofarmakologjia, studim i efektit të ilaçeve në bazë të orës së marrjes. Sipas ekspertëve, të njohësh mirë orën për të marrë ilaçet mund të ndihmojë në efikasitetin e tij dhe të pakësojë efektet anësore. Sipas ekspertëve kronofarmakologjia në shoqërim me farkodinamikën d.m.th disiplinën që studion thithjen dhe matabolizmin e ilaçeve në organizëm, disa prej tyre janë më efektiv në mëngjes, të tjerë në darkë. Nëse mjekohemi me Ibuprofen (Advil, Rapidol), ekspertët këshillojnë marrjen në mesdite (drekë), pasi mbulesa ushqimore bëhet mburojë garantuese. Megjithatë nëse merret për arsye të Arthriti Rheumatoid është më mirë që të merret në darkë pas ushqimit. Nëse vuani nga: Asthma, aciditeti i rritur gastrik apo nga zemra? Krizat e astmës forcohen dhe bëhen me të shpeshta natën kur aftësia e aparatit të frymëmarrjes bie mbi 40% prandaj është mirë marrja e ilaçeve vonë pasdite për të parandaluar krizat natën. Kush ankohet për aciditet stomaku dhe regurgitacion natën, duhet të dihet se kjo favorizohet nga pozicioni shtrirë ku shenjat ndjehen më me shumë intensitet, për këtë është mirë të merren ilaçet kundër aciditetit si Tagamet, zandak ose frenues të pompës protonike midis orës 20-2100 dhe të ngrihet koka krevatit.

 Nëse vuan nga çrregullime kardiake që ka mundësi të ndjehen në orët e para të ditës dhe gjatë natës hedhja kardiake është më e ulet me afro 30% krahasuar me mëngjesin, moment në të cilën presioni arterial i gjakut regjistron vlerat më të larta. Personat që vuajnë nga tensioni i lartë hypertonia para se të shtrihen në shtrat në darkë të marrin antihypertensive në mënyrë që të ndikojë me veprimin e tyre të zgjatur në orët e para të ditës. Aspirina duhet të merret në darkë pas ushqimit për të ulur efektet e saj mbi stomakun kur ajo merret në doza të mëdha kundër reumatizmës. Ndërsa nëse merret për profilaksi të infarktit të zemrës dhe të insultit cerebral atëherë është mirë të merret në mëngjes. Ora e marrjes së kortizonit është mire të fiksohet në orën 22:00 në mënyreë që ai të arrijë nivelin e duhur të veprimit aty nga ora 3 e mëngjesit, në atë kohë që niveli i kortizonit është i ulur dhe organizmi ka më shumë nevojë. Ilaçet kundër tumorëve duhet të përdoren në moment të përcaktuar të ditës kur qelizat tumorale janë receptive kapin më mirë, për të ulur veprimin helmues duke rritur shpresën për jetën. Ritmi i zemrës: për të kuptuar më mirë rëndësinë e kronofarmokologjise (kohën e marrjes së ilaçeve) nevojitet të njihet koncepti i ritmit të zemrës, ora e brendshme që rregullon funksionin e qelizave të organeve trupore në harkun e 24 orëve. Studimi i kësaj “orkestre drejtuese” u bë në vitet ’90 nga një shkencëtar italian Paolo Sassone–Corsi, Neurobiolog në Universitetin e Kalifornisë (SHBA) i cili thekson rëndësinë e kohës së marrjes së ilaçeve për të përmirësuar rezultatet e përdorimit të një ilaçi. Hormoni i gjumit: Melatonina është produkt i trurit gjatë natës korrespondon me mungesën e stimulimit të retinës së syrit nga drita.

 Perceptimet e syrit drejtojnë orën tonë të brendshme cirkadjene, që ndodhet në tru duke frenuar prodhimin e Melatoninës hormonit të gjumit. Niveli i melatoninës rritet me uljen e dritës dhe ka një kulm në orët e natës, në përputhje me gjumin dhe vlerat shumë të ulëta ditën. Ritmi kardiak ndikon në rregullimin e ciklit të jetës të trupit tonë: uri, gjumë, tension gjaku, peristaltika (levizja) e zorrëve dhe gjithçka aktivizohet në trupin e njeriut, por ndikon më shumë në ritmin e zemrës që alterohet në periudhën e dritës dhe errësirës, që të paktën në teori do duhet të korrespondojë me ritmin e zgjimit dhe të gjumit. Me perceptimin e dritës në fakt truri prodhon lëndë si kortizoni e serotonina, që aktivizojnë, megjithëse me arritjen e errësirës truri çliron melatoninë që parapërgatit pushimin. Po të merret tablet në orën e darkës provokon një stimulim të trurit që predispozon për dritë pavarësisht se është ora e darkës, për fjetje shkakton çrregullim të gjumit që mund të çoj në çrregullime të rënda si depresion. Shkencëtarët kanë kuptuar se mjafton pak për të çrregulluar orën tonë biologjike ku provokon shumë ndryshime të brendshme dhe prish ekuilibrin e organizmit tonë. Kur duhet të merret një ilaç nëse gjeni një moment që organizmi nuk është receptiv ilaçi do të jetë i padobishëm. Per dijeni Kronofarmokologjia është degë e mjekësisë që studion se cili është momenti më i mirë i ditës për të marrë ilaçet për të ulur helmimin prej tij dhe për rritjen e efikasitetit në 24 orë, në fakt mënyra se si trupi asimilon lëndën pëson ndryshime. Dhe ushqimi ndikon në reaksionin e barnave kështu gjatë marrjes së një kure me antibiotikë duhet të ulet konsumi i qumështit e kosit ngaqë kufizon thithjen e ilaçeve, likernat duhet të evitohen, ngaqë rrisin tensionin e gjakut. Kështu marrja e lëngut të qitros, pampelmos me ilaçet kalcibllokuesit ilaçe për të ulur tensionin, humb efektin. Nëse merret paracetomol për uljen e temperaturës së lartë duhet të merret larg ushqimit pasi me ushqim ngadalësohet thithja.
Sigal