Ja ilaçi popullor për tretjen e gurëve në veshkë dhe tëmth

914
Sigal

Një nga problemet e shpeshta në rrethin tonë
paraqesin gurët në veshkë apo tëmth. Problemi më së shumti shkaktohet nga uji
dhe ushqimi. Si të tentoni për t’i shmangur metodat me dhimbje të medicinës
konvencionale po ju paraqesim reçetën popullore të provuar për tretjen dhe
nxjerrjen e gurëve nga organizmi.

Ilaçi për tretjen e gurëve në veshkë dhe tëmth

Përbërësit:

 

250 gr sheqer pluhur,

0.25 l vaj ulliri ekstra të virgjër (eko),

250 gr limon me lëvozhgë

250 gr rrënjë majdanozi (të bluara) dhe

250 gr mjaltë

Udhëzim:

 

Limonin e lani mirë dhe nëse është i spërkatur e
pastroni nga kimikatet. Këtë mund ta bëni me përzierjen për pastrimin e
frutave, të cilën reçetë për përzierjen dhe proçedurën mund ta gjeni këtu. Pasi
ta pastroni limonin, e preni në copëza dhe e bluani sa më imët në ‘blender’ apo
mulli elektrik, rrënjët e majdanozit i qëroni, preni në copëza dhe i bluani
sikurse limonin. I përzieni të gjitha dhe i shtoni mjaltin, vajin e ullirit dhe
sheqerin pluhur. Përbërësit i përzieni aq gjatë deri sa masa të njëjësohet

 

Për problemet me gurë në veshkë dhe tëmth duhet
marrë një lugë gjelle të përzierjes në mëngjes para se me ngrënë dhe në mbrëmje
para se me fjetë. Masën duhet ruajtur në frigorifer gjatë tërë kohës edhe atë
në kavanoz qelqi sepse është e paqëndrueshme. Për zgjidhjen e shumë problemeve
me rërën apo gurët në veshkë dhe tëmth duhet pirë dy sasi të caktuara më parë.
(Pasi të përfundoni të parën atëherë përgatitni masën e dytë sepse prishet lehtë
dhe bëhet me sasi prej 250 g për përbërës). Përzierja është përgatitur dhe
testuar me qëllim tretjen e gurëve dhe është shumë efektive.

 

Përzierja ka shije shumë të këndshme, kurse përbërja
e saj është shumë e shëndetshme edhe për qëllime tjera ashtuqë edhe anëtarët
tjerë të familjes mund ta përdorin bashkë me personin që vuan nga gurët në
organizëm. Është me rëndësi të ceket se gjatë kohës së përdorimit të terapisë
duhet të konsumoni sa më shumë lëngje, më së miri ujë.