Ja fruti që lufton stresin dhe parandalon plakjen

516
Pjepri është një ndër frutat më të shëndetshëm. Ai njihet për vetitë e tij antistres, lufton të nxehtin dhe parandalon plakjen. Pjepri ka plot vlera ushqyese dhe ndikon pozitivisht te kockat dhe lëkura, duke u kujdesur edhe për ngjyrën e kësaj të fundit gjatë verës. Disa nga vetitë e shëndetshme të pjeprit janë: Është antistresues Sipas një studimi kryer në Itali ai atribuon vetitë kundër stresit antioksidantit të njohur si superoksid dismutasi. Ai është një enzimë që transformon substancat e rrezikshme për organizmin. Është antioksidant. Pjepri përmban vitaminë A dhe C. E para gjendet në formën e karotenoideve, pigmentët natyralë që i japin pjeprit ngjyrën karakteristike. Karotenoidet luftojnë radikalet e lira, duke vonuar plakjen qelizore. Ndihmon sistemin nervor Pjepri përmban sasi të mëdha të vitaminës B6, e cila është e domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nervozizmin dhe irritimin.
Sigal