Ja disa nga ushqimet më të mira të vjeshtës që ju ndihmojnë të bini nga pesha

479

Tani që po
afrojnë edhe festat e fundvitit, do ta keni edhe më të vështirë për të humbur
kilet e tepërta. Prandaj shfrytëzoni sa më shumë sezonin e vjeshtës për t’u
dobësuar.

Sigal

Këto janë disa ushqimet më të mira
të sezonit të vjeshtës, të cilat përveçse janë të shëndetshme, ju ndihmojnë
edhe për t’u dobësuar.

Kungulli

Ushqimi i
preferuar i shumicës prej njerëzve është burimi kryesor i karotenoideve, si
beta karotene, e cila luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sindromës
metabolike. Kungulli gjithashtu përmban shumë pak kalori – një racion përmban
vetëm 30 kalori.

Një byrek me kungull për fundjavë
do të ishte zgjedhja e duhur.

Mollët

 

Një mollë
mesatare përmban vetëm 100 kalori, ndërkohë që është e pasur me fibra dhe lëndë
ushqyese të shëndetshme për trupin.

Disa nga këto lloj fibrash vijnë në
formën e pektinës, një lloj fibre e tretshme që ngadalëson tretjen dhe largon
dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira. Ajo mban gjithashtu të shëndetshëm bakterin e
mirë të zorrës, i cili, sipas ekspertëve, luan një rol kyç për mbajtjen e
trupit në formë.

Që të keni trup sa më perfekt,
konsumoni çdo ditë mollë jeshile. Ato janë të pasura me fibra jo të tretshme
dhe polifenolë që ruajnë bakterin e mirë në zorrë.

Mos harroni ta hani bashkë me
lëkurë.

Kanellë

 

Kanella
është produkti më i shijshëm i vjeshtës dhe sa më shumë ta përdorni aq më pak
dëshirë do të keni për të ngrënë ëmbëlsira. Ajo është e pasur me polifenolë, ku
studime të ndryshme sugjerojnë se mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj
insulinës, duke mbajtur kështu nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

Për më tepër, përdorimi i kanellës
në gatime të ndryshme ngadalëson tretjen dhe ju mban të ngopur për një kohë të
gjatë.

Lulelakra

Kjo perime fillon të lulëzojë kur moti ftohet. Një filxhan
me lulelakër ju siguron mbi 2 gramë fibra për vetëm 27 kalori, një mënyrë kjo
shumë e mirë për të arritur qëllimin për t’u dobësuar./Shendeti/