Ja disa nga ushqimet më të mira për forcimin e kockave

491

Këto janë 3 ushqimet më
të mira për forcimin e kockave: Brokoli, susami dhe

Brokoli është më mirë të
konsumohet i freskët

Brokoli i përket
familjes së perimeve të gjelbërta, gjë që do të thotë se ajo është e pasur me
minerale dhe proteina, sidomos kalcium. Është më mirë të konsumohet e freskët,
si një sallatë. Mund edhe ta skuqni ose ta zieni, por duhet pasur parasysh që
në këtë gjendja ajo humbet shumë nga përbërësit kryesor. Bollëku i mineraleve,
kalciumit, magnezit, kaliumit dhe hekurit e vendos brokolin në majën e grafikut
të ushqimeve për të ruajtur mirëqenien e kockave në përgjithësi.

Para se ta përfshini në
gatime të ndryshme, bokolin mund ta njomni me pak ujë të kripur, e cila ka
vluar për 5-6 minuta. Në këtë mënyrë ai ruan dhe shumë nga përbërësit kryesor
si dhe merr një shijë më të mirë.

Mund ta shoqëroni
brokolin me:

§  Fara susami pikante dhe lëng limoni

§  Një supë të shijshme me lulelakër si dhe erëza
sipas dëshirës

§  Në formën e një omëlete, ku përdoret brokoli i
copëtuar hollësisht

§  Mbi makarona të gatuara si garniturë dhe me pak
vaj ulliri

Susam me kos

Susami është një nga
plotësuesit më të fuqishëm në dietën kundër osteoporozës, ndërsa vaji i susamit
konsiderohet i një cilësie shumë të lartë dhe shpesh herë përdoret si një
zëvendësues i vajit të ullirit. Ai është i pasur me kalcium, magnez,bakër dhe
selen. Për personat që nuk kanë mjaftueshëm kalcium në trup, susami është
zgjedhja e duhur. Hidhni një lugë fara susami në një gjysmë gote me kos dhe
lëreni gjatë gjithë natës. Në mëngjes konsumojeni me stomakun bosh dhe
përsëriteni procesin vazhdimisht.

Konsumoni banane të
pjekura mirë

Banania është shumë
efektive kundër osteoporozës sepse është e pasur me minerale: kalium, magnez,
forfor si dhe acid folik. Është interesant fakti që shkencëtarët insistojnë në
konsumimin e bananeve të pjekura aq shumë sa kanë filluar të formojnë pika të
zeza në sipërfaqe.

Bananet mund të konsumohen
edhe të thara, gjë e cila e përmirëson më shumë metabolizmin, duke qenë se të
gjithë  përbërësit  e nevojshëm gjenden në sasi më të mëdha.

Sigal