Ja disa nga ushqimet e shëndetshme të cilat ju ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj

470
Sigal

Lënia
e duhanit, ndonëse është një i hap i madh, i cili ndihmon në përmirësimin e
shumë funksioneve të organizmit, duket se nuk ka një zgjidhje të menjëhershme
eliminimi i nikotinës.

Efekti i
nikotinës zgjat për vite me radhë. Mirëpo nikotina në gjak shkakton rritje të
shpejtë të tensionit të gjakut dhe dëme serioze në mushkëri.

Duket se
edhe nxjerrjes së saj nga organizmi i është gjetur një zgjidhje.

Ushqimet
dhe lëngjet janë armët kundër nikotinës. Ja disa nga ushqimet të shëndetshme,
të cilat mund t’iu ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj:

Brokoli
Është i pasur me vitaminë C dhe B5. Pirja e duhanit ul nivelet e vitaminës C në
trup.

Portokalli
Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C. Konsumi i rregullt i
portokallit do të rritë metabolizmin tuaj dhe do të ulë nivelin e stresit.

Lëng
karote

Nëse pini duhan, atëherë duhet të dini se çdo herë që ndizni një cigare,
nikotina mbetet në trupin tuaj për tre ditë. Nikotina gjithashtu dëmton
lëkurën. Lëngu i karotës është i mirë për lëkurën dhe është i pasur me vitamina
A, C, K dhe B, të cilat janë provuar se kanë efekte në largimin e nikotinës nga
trupi.

Spinaqi
Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme, sepse nuk është i pasur vetëm
me vitamina, por gjithashtu përmban sasi të mëdha të acidit folik.

Kivi
Ky fryt i mrekullueshëm do t’iu ndihmojë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj.
Kivi është një burim i pasur i vitaminave A, C dhe E. Kur pini duhan, niveli i
këtyre vitaminave reduktohet.

Uji
Pirja e duhanit e dehidraton trupin tuaj. Sipas shumë studiuesve, duke pirë
shumë ujë mund të ndaloni pirjen e duhanit dhe të eliminoni nikotinën nga trupi
juaj.Gazeta Telegraf/