Ja disa nga kombinimet ideale të ushqimeve për anemikët

493
Sigal

Gazeta Telegraf/ Hekuri
është lënda ushqyese që duhet të konsumohet më shumë nga personat që vuajnë nga
anemia. Ai ndihmon trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut dhe rrit
sistemin imunitar. Por, kjo lëndë ushqyese është e vështirë të merret, sidomos
nëse nuk e preferoni mishin.Edhe pse ka mjaft ushqime bimore që e përmbajnë
këtë mineral, trupi nuk mund ta zbërthejë atë lehtësisht nga perimet siç mund
të bëjë me mishinFatmirësisht, kur hekuri kombinohet me vitaminën C, trupi mund
ta zbërthejë 6 herë më shumë këtë mineral. Ja disa nga ushqimet me bazë bimore
që mund t’i kombinoni bashkë për të marrë hekur aq sa i nevojitet trupit.

Spinaq
(hekur) + spec të kuq (vitaminë C): I bashkoni bashkë në gatime të ndryshme për
të marrë sa më shumë hekur.

Brokoli
(hekur) + domate (vitaminë C): Gatuani një omëletë me perime, me brokoli dhe
lëng domatesh.

Fasule
të kuqe (hekur) + lakër (vitaminë C): Zëvendësoni kombinimin klasik me oriz dhe
fasule, që kur konsumohen së bashku sigurojnë një burim komplet të proteinës,
duke shtuar lakër tek përzierja.

Çokollatë
të zezë (hekur) + luleshtrydhe (vitaminë C): Shkrini pak çokollatë të zezë dhe
më pas e hidhni tek luleshtrydhet e pasura me antioksidues