Ja disa mënyra për parandalimin e gjakderdhjes së mishit të dhëmbëve

223

Pothuajse 600 milionë njerëz përjetojnë probleme me mish të dhëmbëve gjatë jetës së tyre.

Por, e mira është që shumica e këtyre problemeve mund të trajtohen në shtëpi. Dhe gjakderdhja e mishit është shenja e parë e çrregullimeve në mish, si gengivat ose periodontiti më i rëndë.

1.Përdorni fashë

Sikurse edhe për gjakderdhjet në vende të tjera, nëse e mbani një fashë të lagur në mishin e dhëmbëve do t’ua ndalë gjakderdhjen. Por, nëse keni gjakderdhje në mish të dhëmbëve rregullisht, duhet ta vizitoni dentistin.

2.Shpërlani gojën me ujë me kripë

Shtoni një lugë kripë deti në ujë të vakët. Përzieni që të shpërndahet kripa. Pastaj, me një lugë të kësaj e shpërlani gojën për 30 sekonda. E përsëritni këtë metodë 4-5 herë. Dhe e praktikoni dy herë brenda ditës, një herë në mëngjes dhe një herë para gjumit. Kripa e detit parandalon ënjten dhe gjakderdhjen në mish të dhëmbëve. Po ashtu, krijon një mjedis të lartë të përkohshëm alkalik brenda gojës duke e bërë të vështirë mbijetesën e baktereve, transmeton rtv21.tv

3.Përdorni qese çaji

Vendosni një qese çaji në ujë të valë. Pas 2 minutash, e hiqni dhe e lini të ftohet. Tani aplikoni qesen e çajit në zonën e prekur të mishit të dhëmbëve. E lini të qëndrojë për 5 minuta. Çaji përmban acid tanik, i cili mund të ndihmojë në lehtësimin e infeksioneve të mishrave.

4.Përdorni mjaltë

Shpërlani gojën me ujë të vakët dhe përdorni mjaltin për të masazhuar mishin e dhëmbëve për 10 minuta çdo mëngjes. Mjalti ka veti natyrore antibakteriale dhe antiseptike për shkak të një lënde të quajtur propolis. Por mos harroni të aplikoni mjaltë vetëm në mish dhe jo edhe në dhëmbë, veçanërisht nëse keni zgavra pasi kjo mund të shkaktojë dhimbje.